Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga shkallët e vettingut, ka njoftuar se nga dita e sotme deri në datë 6 nëntor do të kufizohen mbledhjet ndërsa puna do të vijojë online.

Ky vendim është marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit

. KPK informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.

Njoftimi:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivës – protokollit.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re