Zbardhen të tjera përgjime të dosjes së plotë hetimore që çoi në arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, Drejtorit të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, Flamur Peqini, dhe nëntë zyrtarë të tjerë lokalë.

Në bisedën e datës 18 janar të këtij viti Flamur Peqini i thotë biznesmenit Ibrahim Lami se ikin ditët dhe nuk gjejnë dot numra protokolli, dhe supervizori nuk është lidhur me inxhinierin.

Ibrahimi i thotë që do të lidhet direkt. Flamuri vijon me bisedat e tij dhe në ditët në vijim ku tregon shqetësim për këtë punë, duke shprehur se nuk ka përfunduar kanali dhe se puna duhet bere xixe duke patur parasysh se kanë ardhur ata të SPAK-ut.

PJESË NGA PËRGJIMET  

Nga numri i protokollit të vendosur në Kontratën e lidhur më datë 19.11.2020 për mbikëqyrjen e punimeve të tenderit, midis AK dhe inxhinieres Natasha Myrtaj, që rezulton të jetë 395 prot., dyshohet se procesverbali për fillimin e punimeve është përpiluar dhe nënshkruar më para në rend protokollar/shkresor. Kjo, pasi nga bisedat e zhvilluara në muajin Janar 2021 rezulton se i gjithë procesi i supervizimit në lidhje me këtë tender është bërë në muajin janar 2021.

Flamur Peqini: Ikin ditët dhe nuk gjejmë dot numra protokolli. Supervizori nuk është lidhur me inxhinierin

Ibrahim Lami: Do lidhem direkt

Flamur Peqini: Nuk ka përfunduar kanali. Puna duhet bërë xixë, se kanë ardhë ata të SPAK-ut

Më datë 20.01.2021, Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim ka sekuestruar dokumentacionin e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës. Madje Flamuri i kërkon që të flasë në lidhje me këtë pjesë dhe Ibrahimi i thotë që do ketë fol Fatosi me B… për këtë gjë dhe Flamuri i thitë sërish që t’ia kujtojë këtë gjë. Në një nga bisedat midis Flamurit dhe Ibrahimit rezulton se Ibrahimi i dërgon numrin e Indritit si supervizor dhe është pikërisht ky i fundit që është angazhuar për përgatitjen e supervizimit. Po ashtu, më datë 18.01.2021, ora 14:50 Ibrahimi bisedon me Flamurin:

Ibrahim Lami: O Mule a foli gjë me Bardhin ai, se e mora dhe tha po e marr menjëherë?

Flamur Peqini: Foli, foli se isha me Bardhin në makinë. Po i thuaj që ta bëjë dosjen të gjithën të plotë që ta mbyllim të gjithën…

Në bisedën e datës 20.01.2021, ora 13:09 Flamuri i thotë: “Hë Braçe, se po të bezdis prapë unë ty… po thuaj asaj supervizores të vijë këtej se po na ikën data dhe nuk kemi ku ruajmë numrin e protokollit, se do mbyll dosja ore… se ka folë ky inxhinieri dhe i thotë jo do vijë sot, jo nesër dhe kemi ngel kështu. Merre dhe thuaji të vijë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re