Një agjenci e pasurive me bazë në Coventry në Angli po rekruton agjentë të rinj për të punuar në zyrën e tyre kryesore në Dubai.
“Puna e ëndrrave ” do të përfshijë shitjen e pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe me te ardhura pa taksa deri në 200 mijë euro në vit, raporton The Coventry Telegraph.
Aplikuesit e suksesshëm do të dërgohen direkt në Dubai për të filluar punën e tyre të re dhe do të marrin ndihmë për të gjetur strehim, përcjell albeu.com.
Kompania, e cila sponsorizon këmishat e Coventry City, ka thënë se nuk ka nevojë për kualifikime profesionale dhe se ata thjesht kërkojnë njerëz entuziastë me aftësinë për të shitur.
Megjithatë, agjencia organizon ngjarje të rregullta të rekrutimit dedikuar gjetjes se njerezve për të punuar në Dubai.
“Ne kemi plane për tu zmadhuar dhe kërkojmë njerëz të shitjeve të përcaktuara, me një eksperiencë punë të paktën dy vjecare për t’ju bashkuar ekipit tonë”, thuhet në njoftim.
Klikoni në Link për më tepër:
https://www.eventbrite.co.uk/e…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re