Një herë një Mbret kishte nevojë për një shërbëtor.

Të nesërmen, ministri i tij paraqiti një person që do të ishte i denjë të punonte për Mbretin.

Ai burrë filloi të punonte si shoqërues personal i Mbretit.

Një ditë, ndërsa takohej përsëri me ministrin, Mbreti tha për të shërbyesin: “Edhe pse është i mirë në punën e tij, pamja e tij nuk më pëlqen fare.”

Ministrit iu dukën të çuditshme fjalët e tij, por heshti.

Ishte stina e verës, Mbreti i kërkoi shërbëtorit të tij t’i sillte ujë. Aty ishte i pranishëm edhe ministri dhe e pa këtë. Kur shërbëtori doli për të sjellë ujë, me të shkoi edhe ministri. Kur shërbëtori u kthye, e solli ujin në një enë ari.

Kur Mbreti pinte ujë, ai e ndjeu pak të nxehtë për ta pirë atë. Mbreti e hodhi menjëherë atë ujë dhe tha: “Ujë kaq i nxehtë… edhe në këtë mot të nxehtë.”

Tani, ministri i kërkoi shërbëtorit të sillte ujë në një enë prej balte. Mbreti piu ujë dhe u ndje i kënaqur pasi piu prej tij.

Pas kësaj ministri tha: “Madhëria juaj, më parë sollëm ujë në enë ari, e cila ishte e bukur, e çmuar dhe e mirë, por i mungon cilësia për t’i dhënë freski ujit. Ndërsa këtë herë, shërbëtori solli ujë në një enë balte, e cila është e thjeshtë por që ka aftësi të ftohet.

Prandaj, ne duhet t’i shikojmë virtytet e një personi jo vetëm të kujdesemi për pamjen e tij.”

Mbreti e kuptoi se çfarë do të thoshte ministri dhe që nga ajo ditë qëndrimi i mbretit ndryshoi.

Mësimi:

Tek një person cilësia më e madhe është karakteri i tij.

Shumë njerëz duken bukur nga jashtë, por janë të shëmtuar nga brenda. Ndërsa ka njerëz që nuk janë të bukur nga jashtë, por pastërtia e ndjenjave të tyre është aq shumë brenda tyre sa personaliteti i tyre bëhet magnetik. Ka një ndryshim të madh midis të qenit e bukur dhe të dukesh bukur.

Një burrë bëhet i përsosur nga virtytet dhe jo nga pamja e tij. Bukuria e pashlyeshme del nga pastërtia e mendjes, sepse bukuria nuk është thjesht një paraqitje e pamjes së dikujt, por është pasqyra e mendjes, mendimeve dhe veprave të dikujt.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re