Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN ku premtoi se do të sjellë punësim me paga të larta për rininë me qëllimin që të mos e braktisin Shqipërinë.
Basha theksoi se në qendër të vëmendjes do të jetë platforma me 10 mijë stazhe të paguara për studentët më të mirë, ndërkohë që do të financojë 100% të tarifës për studentët e varfër dhe 50% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.
Basha: Shtresa e mesme, mbrojtësit më të mirë të demokracisë. Qeveria nuk po sjell investime për punësimin e rinisë. Me qindra kompani europiane kërkojnë burime njerëzore. T’i ofrojmë Europës punë të kualifikuar duke mos e braktisur Shqipërinë. Ne mund të sjellim punësim me paga të larta për rininë. Detyrë e qeverisë të krijojë klimë miqësore për investimet.
Platforma për arsimin e lartë, praktika në qendër. Platforma, 10 mijë stazhe të paguara për studentët më të mirë. Kthimi i arsimit të lartë në instrument punësimi, prioriteti kryesor. Fqinjët tanë financojnë punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë time të sjellë investitorët, me stimuj. Trajnimi i të rinjve në bashkëpunim me punëdhënësit.
Nuk ka prioritet nëse nuk e financon me buxhet. BE, gjysma e kohës së studimeve, në praktikë. Financim. 100% të tarifës për studentët e varfër. Financim 50% të tarifës për studentë nga familje me mbi 640 mijë lekë në muaj. Arsimi, kombinim auditor-praktikë me qëllim punësimin. Kjo kohë krize është edhe kohë mundësish.
/faxweb