Numri DY i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mohuar që Partia Socialiste të ketë marrëveshje me Partinë Socialdemokrate. Referuar debateve të forta në mbledhjen e fundit me socialistët në Shkodër ku Blediana Nika (anëtare e PS), Paulin Stërkaj (deputet) dhe Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë) u ankuan se vendet e punës ishin zënë nga PSD-ja, Gjiknuri tha se janë spekulime.

I ftuar në “Radari Informativ” në AbcNews, Gjiknuri tha se mund të ketë pretendime se PSD-ja ka peshë në Shkodër, por që Partia Socialiste nuk ka marrëveshje me ta, pasi në Kuvend ka hyrë me deputetët e saj. I pyetur përse PSD e përkrah qeverinë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha se për këtë gjë duhen pyetur ata vetë.

“Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend. Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. 

Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët. Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD. Marrëveshje nuk ka. Është e drejta e tyre pse mbështesin qeverinë. Duhet të pyesni PSD. Po e them zyrtarisht nuk kemi marrëveshje me PSD,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

Në mbledhjen në Shkodër mes socialistëve, Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka “aleati” duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit. Anksa pati dhe nga Gjonaj e Stërkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko