Bizneset në vend që kanë 25 ose më shumë të punësuar, do të detyrohen që punonjësi i 26 të jetë një person me aftësi ndryshe, duke përfshirë ata që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës që janë vlerësuar pjesërisht të aftë për punë.

 

Sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Financave, me zbatimin e kësaj nisme do të punësoheshin rreth 89 mijë persona me aftësi të kufizuar, duke garantuar kështu barazi sociale.

 

Nëse bizneset kundërshtojnë, kanë detyrimin të paguajnë çdo muaj pagë minimale për personin që duhet të kishin punësuar.

 

ERION MUÇA

 

EKSPERT PER TREGUN E PUNES

 

“Ky shteg për ta interpretuar dhe duke ju dhënë liri të shtuar subjekteve, në kushtet e një tregu të lirë pa ndikim dhe ndërhyrje ligjore për të punësuar pesona me aftësi të kufizuar, por nuk duhej të shtrohej si një formë interpretimi sepse mund të kufizojë rezultatet apo interesin e subjekteve për të punësuar nga ky grup. Ata do të kërkojnë të angazhojnë një person që është totalisht i shëndetshëm.”

 

Po ashtu, përmes këtij draftligji Ministria e Financave kërkon të zgjidhë papunësinë e 18 mijë të rinjve nga 15-29 vjeç, që janë pa arsim apo trajnim.

 

Ky grup do të trajtohet përmes skemës së Garancisë Rinore, që parashikon regjistrimin e të rinjve të papunë në zyrat e punës dhe më pas brenda 4 muajsh, ata duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo vazhdimi arsimimi.

 

ERION MUÇA

 

EKSPERT PER TREGUN E PUNES

 

“Do të ketë një ndikim të vogël pozitiv, zyrat e punës detyrohen për të qenë korrekt dhe transparent. Ka një sërë aspektesh të tjera që shoh me shumë rezerva që nga fakti I mospërgjigjes në mënyrën e duhur sfidave dhe problematikave madhre që ka vendi sidomos me punësimin e të rinjve dhe motivimin e tyre për të frenuar të rinjtë që të largohen në emigracion.”

 

Sipas qeverisë, këto iniciativa punësimi mund të ulin produktivitetin e bizneseve, por kostot e menjëhershme do të jenë të ulëta për punëdhënësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re