Një ligj i ri i ideuar për të tërhequr të huaj të kualifikuar nga jashtë BE-së do të hyjë në fuqi më 1 mars. Supozohet të bëjë më të lehtë për profesionistët e aftë të migrojnë në Gjermani për punë. InfoMigrants hedh një vështrim në legjislacionin e ri dhe çfarë do të thotë për migrantët.

Përballë mungesës së punëtorëve të aftë, qeveria gjermane ka
prezantuar një legjislacion të ri që do t’u lejojë të huajve me aftësi
të caktuara të aplikojnë për leje pune dhe të transferohen në Gjermani
duke përdorur kanale ligjore. Akti i ri i Emigracionit të Aftësuar,
“Fachkräftezuwanderungsgesetz”, do të hyjë në fuqi më 1 Mars, 2020.

Sipas portalit online “Make It in Germany” të nisur nga qeveria
federale për të plotësuar legjislacionin e ri, ligji “zgjeron mundësitë
që profesionistë të kualifikuar të vijnë për të punuar në Gjermani”. Në
të ardhmen, “do të jetë më e lehtë për punëtorët e aftë me aftësim
profesional, jo-akademik nga vendet jashtw BE-së të migrojnë në Gjermani
në mënyrë që të punojnë”.

Çfarë kërkon ligji i ri?

Qeveria shpreson që Ligji i Emigracionit të Aftësuar do të ndihmojë
në tërheqjen e njerëzve nga profesionet për të cilat ekziston një
kërkesë e fortë në Gjermani, të tilla si kujdesi për të moshuarit,
Teknologji Informacioni dhe inxhinieri. Legjislacioni i ri është
modeluar pasi ligjet ekzistuese në Gjermani janë krijuar për të tërhequr
akademikë.

Sipas përcaktimeve të ligjit, lejet e punës do të vihen në
dispozicion të secilit që arrin të marrë një kontratë pune në këto
profesione. Punëdhënësit gjermanë nuk duhet të japin përparësi për
shtetasit gjermanë ose BE me kualifikime ekuivalente. Ky rregull
(“Vorrangprüfung”) tani është i vjetëruar për pozitat në profesione të
afta.

Ata pa kontratë do të lejohen të aplikojnë për vizën e gjashtë muajve
të kërkuesve të punës – për sa kohë që plotësojnë kërkesën kryesore për
të pasur aftësi profesionale në fushat në të cilat bizneset gjermane po
përpiqen të gjejnë aplikantë të kualifikuar. Ka më shumë se 1.5 milion
vende pune që Gjermania do ta ketë të vështirë t’i plotësojë në planin
afatgjatë, sipas Shoqatës së Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Gjermane
(DIHK).

Kërkesa gjuhësore

Është një çështje që ndalon ligjin të shihet si ndërrimi i lojërave në sistemin e emigracionit të Gjermanisë.

Akti përcakton që aplikantët për leje pune duhet së pari të dëshmojnë
aftësi në gjuhën gjermane. Mësimi i një gjuhë të huaj është një
investim i madh për shumë njerëz që nuk e dinë nëse një kontratë pune i
pret ata në fund të procesit.

Jo vetëm për njerëzit në vendet e treta?

Ligji i ri ka për qëllim të huajt në vendet jashtë BE-së. Atyre u
kërkohet të kenë fituar kualifikime në Gjermani ose të kenë kualifikime
ekuivalente me ato në Gjermani, sipas ministrisë së brendshme.

Është e paqartë nëse ligji i ri do të ndihmojë gjithashtu në
adresimin e nevojave të migrantëve të caktuar që ndodhen tashmë në
Gjermani, por nuk lejohen të punojnë. Nëse njohja e kualifikimeve të
huaja është e efektshme, ata gjithashtu mund të kenë të drejtë të
punësohen sipas ligjit të ri.

As nuk është e qartë nëse azilkërkuesit që janë tashmë në punë, duke
kaluar vite duke pritur për të marrë një leje pune, do të lejohen të
kalojnë statusin e tyre. Shumë azilkërkues që përfundimisht marrin leje
pune nuk i rinovojnë lejet e tyre në Gjermani, gjë që i vë ata në rrezik
të dëbimit.

Ligji i ri përcakton në mënyrë specifike që nuk ka për qëllim ta lehtësojë imigracionin e pakualifikuar.

Më shumë informacion https://www.make-it-in-germany.com/en/ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re