Pas marrëveshjes mes Shqiperisë dhe Greqisë mbi punësimin sezonal të punëtoreve shqiptarë në disa zona të Greqisë, pavarësisht periudhës së pandemisë, ka pasur fluks të interesit për të shkuar në vendin fqinjë për punë. Mirëpo për shkak edhe të masave të ndërmarra nga të dyja qeverite në kuadër të Covid-19 janë disa procedura shtesë që duhen ndjekur edhe në aplikimin për punë në zonat bujqësore të Greqisë. Aplikimi paraprak bëhet në platformën on line ëëë.punenegreqi.gr

 Lista e dokumenteve që duhet të plotësohen janë si më poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re