Ditën e sotme, në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë, është mbeldhur në një seancë plenare ku po diskutohet mbi interpelancën e kërkuar nga deputeti democrat Tritan Shehu në lidhje me Ballkanin e Hapur.

Shehu e akuzoi Ramën se po e bënte Shqipërinë pjesë të një procesi që binte ndesh me Procesin e Berlinit dhe se në këtë mënyrë i shërbente hegjemonisë serbe në rajon. Ndërsa në përgjigjien e tij, kryeministri Edi Rama tha se Ballkani i Hapur ishte një proces i përshtatur me atë të Berlinit dhe se shërbente për 4 liri themelore në rajon duke u ardhur në sherbim të gjithë importuesve dhe eksportuesve shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama:

Zoti Shehu edhe unë ju falenderoj për këtë mundësi dhe besoj se për interest kombëtare nuk është asnjëherë mjaft për të diskutuar. Madje kemi detyrim për të dëgjuar më shumë njëri tjetrin. Bashkimi I hapur nuk është tjetërsim I procesit të Berlinit. Është një mekanizëm për të inicuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e Integrimit, ku adresohet domosdoshmëria që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen drejt realizimit të misionit të këtij procesi. Si edhe të adreesohen gjithashtu nevojat e tregtarëve, përpunuesve të këtij vendi. Janë konkretsisht, .. a e dini ju zoti Shehu apo cilido qoftë që merr pjesë në këtë debat sesa janë komapnitë eksportuese shqiptare? Konkretsisht 371 në MV dhe 165 eksportues në Serbi.

Duke qenë se thelbi i debatit është Serbia po ju jap një të dhënë tjetër, nga 165 eskprtues shqiptarë në Serbi, 57 prej tyre janë eksportues frutash dhe perimesh të cilët aktualisht dhe prej vitesh janë në aktivitet, pavarësisht panoramës politike mes vendeve. Ideja e Procesit të Berlinit është e ditur nga të gjithë ndërsa sa i përket Ballkanit të Hapur dua t’ju informoj se ne jemi të parët që kemi nisur marrëveshjen për të inicuar procesin e Berlinit dhe ne kemi në atë marrëveshje 2 marrëveshje të nënshkruara me Kosovën dhe Malin e Zi për “një ndalimet” në kufi. Por edhe me Maqedoninë e Veriut, jemi gati në marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar. Fakti është që ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur dhe në këtë hapësirë gjeografike ku jetojmë jemi në ksuhtet ku duhet të stimulojmë ndërveprimet mes nesh. Këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentizuar që kanë bërë që vendet të qëndrojnë të mbyllura duke mos investuar në rritjen e investimeve apo eksporteve.

Sipas të dhënave të komitetit të transportit, kamionët e eksport importit shpenzojnë 28 milionë orë në kufijtë e këtij rajoni. Për shkak të atyre pengesave administrative dhe burokratike në mungesë të një kuadri rregullator të këtyre vendeve. Vetëm në orët e pritjes i kushton vëndeve 1% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Ky kuadër është I ndërtuar mbi katër liritë e BE: Lëvizja e njerëzve, e shërbimeve, kapitaleve etj.

Sipas të dhënave të kompanive tona vetëm kotosja për kontrollin veterinary është 80 euro plus 20 euro për agjensinë doganore, domethënë 100 euro për cdo kalim, të mos flasim pastaj për koston e kohës së pritejs. Thënë kjo dua të shtoj se mekanizmi i Ballkanit të Hapur dhe të gjitha ato marrëveshje të cilat do firmosen pak javë më vonë para festive këtu në Tiranë do të bëjnë që lehtësirat të jenë eksponenciale në raport me vështirësitë që kanë sot.

Së pari e kam thënë dhe më parë. Kjo është një cështje e ngritur që në vitin 2015 në Samitin e Procesit të Berlinit në Paris ku unë se bashku me Vucic kemi ngritur cështjen e rrezikut me të cilin përballej procesi i Berlinit që ishte lënia në letër e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara dhe ashtu ndodhi. Unë do ju citoja një pjesë të raportit të fundit të KE për Shqipërinë ku shkruhet qartësisht se sa i përket angazhimeve në tregun e hapur, kemi luajtur rol pozitiv në process.

Gjithashtu është një prej vendeve të BP që ka cuar përpara marrëveshjet e firmosura. Pse mbesin pezull marrëveshjet e firmosura? Ballkani hapur përgjigjet për këtë, sepse punët tona në këtë rajon nuk mund të na I bëjnë të tjerët që kanë shumë punë të tjera për t’u marrë në vendet e tyre, nuk mund të merren edhe me punët e rajonit tonë. Nga një samit në tjetrin, cfarë kemi? Boshllëk, sepse cfarë firmoset mbetet pa u zbatuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re