Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 38 vjeçari shqiptar në Villafranca të Italisë. 38 vjeçari quhej Klodian Tatani dhe pas la të shoqen me tre fëmijët, përkatësisht 14, 8 e 4 vjeç.

I riu po udhëtonte me makinën e tij ‘Fiat Panda’ në Dusno San Michele, kur një “Ford” që udhëtonte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe e goditi, pa i dhënë mundësinë që të manovronte.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina e shkatërruar të ndjerin.

Siç shkruan media italiane, komuniteti vajtoi humbjen e 38 vjeçarit, një punëtor i palodhur dhe i vlerësuar. Miqtë e Klodianit shkruan në rrjetet sociale:

“Një familje shumë e mirë dhe e respektuar, e cila meriton gjithë përzemërsinë dhe mbështetjen tonë në këtë moment shumë të vështirë. Komuniteti ynë është i thirrur të mblidhet rreth këtyre fëmijëve dhe nënës të tyre për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.”

Për t’ju gjendur pranë, komuniteti në Villafranca nisi mbledhjen e disa fondeve si një orvatje për të ndihmuar të shoqen dhe fëmijët e mitur të të ndjerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re