Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, aty ku dha një intervistë me anë të ‘Skype’, nga Përmeti.

Rama u pyet dhe në lidhje me deklaratën e thënë kohë më parë se do të sjellë në Shqipëri punëtorë nga Bangladeshi.

Rama tha se nuk ka përmendur ndonjëherë se shqiptarët janë dembelë, madje shtoi se janë punëtorë të mëdhenj dhe kur lajnë pjata jashtë vendit.

‘Si kam përmendur kurrë dhe nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Them që shqiptarët janë punëtorët me të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë.

Ndërkohë që këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet. Sot kemi thuajse rreth 300 mijë të punësuar.

Këta janë shqiptarë që punojnë nuk janë nga Bangladeshi dhe as nga Pakistani.

Nga ana tjetër, duhet të bëjmë përpjekje për të pasur vende pune të paguara më mirë.’- tha Rama.

Ndërkohë, Rama foli dhe për vaksinimin për të cilin tha se është me detyrim.

‘Vaksinat janë një Rilindje e para e punës, sepse sheh gjyshërit që i është rikthyer buzëqeshja.

E dyta, patjetër që janë detyrim. Por çdo qeveri në çdo vend, për detyrime zgjidhet, jo për të bërë vezë të kuqe.‘- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re