Tete autobusë me punëtorë sezonalë u nisën drejt Greqisë përmës pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Punëtorët jo vetëm nga qarku i Korcës por edhe qytete të ndryshme të shqipërisë të cilët cdo vit punojnë në plantacionet me pjeshke dhe qershi, ne vendin fqinj, kanë përfituar nga marrëveshja dypaleshë per t’ju rikthyer punës në sektorin e bujqësisë.

Për shumicën prej tyre kjo është një punë që e bëjnë ccdo vit e që mbetet e vetmja zgjidhje për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht kalimi i kufirit për këta persona është zgjatur për shkak të procedurave dhe kontrolleve të shtuara  si pasoje e COVID – 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re