Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se në objektin në pronësi të tij është aksidentuar rëndë një punëtor.

Mësohet se i arrestuari është H. L,. 62 vjeç, dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij personi ka rënë nga skela, punëtori K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.