Skip to content

Punëtorin e zunë poshtë gurët dhe ndërroi jetë, arrestohet drejtuesja teknike e firmës

policia arrestim 770x434 1 1

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 41-vjeçaren I.Ç., pas vendimit të Gjykatës së Beratit për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja tragjike ndodhi më 17 dhjetor 2024, në lagjen “13 Shtatori” të Beratit, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një objekti. Punonjësi G.S., 47 vjeç, humbi jetën pasi u zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë. Hetimet e mëtejshme zbuluan se shkaku i tragjedisë ishte mosrespektimi i rregullave të mbrojtjes në punë nga firma e ndërtimit ku I.Ç. ishte drejtuese teknike.

Pas ngjarjes, investitorja për rikonstruksionin u arrestua menjëherë, ndërsa administratori i firmës së ndërtimit është ende në kërkim. Policia ka bërë të ditur se kërkimet për kapjen e tij vazhdojnë intensivisht.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat për veprime të mëtejshme. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë dhe kushtet e punës në sektorin e ndërtimit.