Skip to content

Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat që do ngelen pa energji nesër

Disa zona në Tiranë, në vijim të punimeve dhe ndërhyrjeve që po kryhen në kabina të ndryshme elektrike, do të përballen me mungesën e energjisë.

 

OSHEE përmes një njoftimi për qytetarët ka paralajmëruar ato që të marrin masat për orët që nuk do të ketë furnizim me energji.

 

Njoftimi i OSHEE-së:

Stakim i datës 7 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00- 09:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

10:00 -10:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00- 11:30

rruga “5 Maji”

12:00 -12:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës

09:00 deri 15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.