Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përmes një postimi ka njoftuar se në datat 20-25 nëntor, do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në zona të ndryshme të Tiranës.

Shkëputja do të bëhet nga ora 09:00-15:00, për shkak të kryerjes së remonteve në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio,  Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.

Njoftimi për abonentët e Tiranës nga OSHEE

Stakim, 20-25 nëntor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 20-25 nëntor OSSH #Tiranë do të kryejë remont në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio,  Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.

Remontet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-15:00. Më poshtë datat e remonteve dhe zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike:

20 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë

21 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, eeuga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz,

22 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Ali Demi”, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, rruga “Bajram Curri”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.

23 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Xhezmi Delli”,  rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, rruga “Riza Cërova”, rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez

24 nëntor

Pjesërisht: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, qyteti “Studenti”, GjokaJ, Vorë,

25 nëntor

Pjesërisht: rruga “Met Sallaku”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re