Për dy ditë radhazi, abonentët e qarktu Shkodër do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, sipas njoftimit të OSHEE do të preken disa zona të cilat i përkasin kryesisht Shkodrës përgjatë datave 19-20 Shtator dhe Vaut të Dejës më 22 Shtator.

Njoftimi i OSHEE:

“Stakim, 19-20 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00

Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”,  “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”, Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00

Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan.”

Në zonën e Vaut të Dejës, abonentët nuk do të kenë energji elektrike gjatë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00, kur do të kryhen edhe punimet në rrjet.

 

Njoftimi i OSHEE:

“Stakim, 22 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Vau i Dejës. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

Pjesërisht: Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Laç Vau i Dejës, Dush, Gomsiqe, Hajmel, Nënshat, Vig-Mnelë, Kaç, Naraç.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re