Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që po bëhen në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, të cilat pritet të përfundojnë pranverën e ardhshme. Kreu i qeverisë thotë se ky investim në infrastrukturë do të nxjerrë në pah një itinerar të ri rrugor duke nxitur turizmin natyror.

Postimi i kryeministrit Rama:

🛣🚦🏗👷‍♀️👷🏼Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishme
që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror🖼

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re