Pasi mbylljes së lotit të parë, punimet për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës po vijojnw në lotin e dytë. Në gjatësinë 2.38 kilometra që shkon deri në fillim të zonës së Shkozës vazhdojnë punimet.

 

Për inspektim ishte Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, që premtoi se shumë shpejt do të nis edhe shpronësimi i familjeve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

 

Në të gjitha kantieret, të cilat kalojnë mes për mes zonave të banuara ne kemi një problematikë shumë të madhe që ka të bëjë me shpronësimet, mungesat e dokumentacionit nga ana e vetë banorëve dhe sigurisht çfarë është e rëndësishme për t’u theksuar është që të gjitha lotet e Unazës Lindore, që nga viti 2018 me kërkesë të Bashkisë së Tiranës kanë pësuar disa transformime. Kemi shtuar elementë të një zone urbane në shërbim të qytetarëve, siç është ndriçimi anësor, apo siç janë trotuaret edhe elementë të tjerë, që mund të kenë krijuar vonesa, por padyshim e bëjnë këtë vepër, si dhe lotet e tjera, shumë miqësore ndaj banorëve të zones. Qytetarët tashmë duhet që të marrin këtë vepër infrastrukturore dhe duhet ta përdorin atë, pasi është shumë e rëndësishme për kryeqytetin. Ne presim që në përfundim të të gjitha lotëve, Tirana të lehtësohet nga trafiku i rënduar për shkak të rritjes demografike që kryeqyteti ka rritjes së mirëqenies qe ka shtuar numrin e makinave.

 

 

Në rikualifikimin e projektit të Unazës së Madhe, janë shtuar elementë si gjelbërimi në mes dhe anash segmentit rrugor, e ndriçimi me led.

Angazhimi është që vepra infrastrukturore të përfundojë sa më shpejt në të gjitha segmentet e saj, me pritshmërinë se ajo të lehtësojë trafikun e rënduar në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re