Drejtori I ARRSH, Afrim Qendro ka sqaruar qytetarët në lidhje me projektin e Unazës së Re.
 
Ai tha se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në këtë aks, por kufizim të trafikut me tre korsi.
 
Qendro sqaroi se tek ish-Shqiponja nuk do të ketë rrethrrotullim por gjysmë unazë. Ai shtoi se rreth-rrotullimi do te jete tek kthesa e Kamzes.
 
Qendro theksoi se edhe transporti publik në këtë zonë nga Pallati me Shigjeta tek ish-Shqiponja do të jetë i kufizuar.
 
Drejtoi i ARRSH sqaroi edhe problematikën e banesave që do të prishen për zbatimin e projektit.
 
“Do të ngrejmë grupe pune për vlerësimin e banesave sipas ligjit. Së shpejti do të ketë një VKM për vlerat e dëmshpërblimit. Do të përcaktohet një dëmshpërblim edhe për ato banesa që preken pjesërisht nga zgjerimi I rrugës. Ata që kanë banesa pa leje do të trajtohen me bonuse qeraje ose kredi të buta. Të gjitha pemët dhe ndriçimi që po hiqet do të vendoset diku tjetër.”
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re