Sot fillon shembja e godinave të shpronësuara në Unazën e Re.
Si pasojë e fazës së tretë të punimeve në këtë zonë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi lidhur me planin për menaxhimin e trafikut, me qëllim shamangien e kaosit të shkaktuar nga automjetet e shumta.
Një korsi emergjence do të lihet vetëm për urgjencat mjekësore, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.
Japupaj iu bëri thirrje shoferëve që të eliminoje lëvizjet e padomosdoshme nga dogana.
“Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit.”
