Kur na ndajnë edhe tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me ata që punuan krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.

Gazetari Osman Stafa raporton se drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoje fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do te punojë me Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Mësohet se LaCivita është sot ne Tirane, dhe do te prezantohet nga Sali Berisha në konferencën e ores 11.00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko