Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për familjen e ish kryebashkiakut të Pukës, Beqir Arifaj, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku kishte shkuar për tu kuruar ndaj Covidit. Në një reagim në Twitter, Basha thotë se Arifaj do të mbahet mend për arsimin që id ha brezave me radhë dhe punoi pa pushim për të bërë Shqipërinë të zhvilluar dhe demokratike.

“Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!

Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij”, shkroi Basha.

Mësohet se Arifaj është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar për në Turqi por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Arifaj ka qenë kryebashkiak i Pukës, nën siglën e PD, deri në vitin 2015, kur në krye të bashkisë erdhi socialisti Gjon Gjoni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re