George Tames lindi në Amerikë si djal i brezit të parë të një familje emigrantësh shqiptarë në janar të vitit 1919. Ai u rrit nën hijen e godinës së “Capitol” në Washington D.C. Vinte nga një familje e varfër. George vetë shiste fruta në rrugë që në fëmijëri, ndërsa shkollën e la në klasën e 10-të (fillim të gjimnazit). Gjithçka e nisi si një korrier i thjeshtë në gazetën Time-Life dhe më pas ngjiti shkallët e karrierës si një ndër fotografët më të mirë të New York Times.

Aftësia për të kapur e përçuar mes fotove botëkuptime të ndryshme, e bëri atë një ndër fotografët më të kërkuar të kohës. Punën si fotograf i Shtëpisë së Bardhë e nisi në fillim të viteve ’40. I pari President që ai “shoqëroi” përmes fotove ishte Rusvelti, derisa ky i fundit ndërroi jetë në vitin ’45. George Tames qëndroi në rolin e fotografit edhe për 9 presidentë të tjerë të SHBA-ve, përfshi këtu dhe J.F. Kennedy.

Pikërisht një foto e bërë në kohën e Kenedit, e njohur botërisht me titullin “Puna më e vetmuar në botë”, u shkrep nga dora dhe syri i George.

Foto e Tames, e shkrepur ne vitin 1961

Tames punoi si fotograf deri në fund të viteve ’80 dhe ndërroi jetë në vitin ’94.

George Tames mësoi fotografinë ashtu siç mësoi edhe historinë, politikën, psikologjinë dhe diplomacinë… përmes kuriozitetit, energjisë së pashtershme dhe vullnetit për t’u endur nëpër korridoret e pushtetit më të madh në glob.

Tames me ish- Presidentin Richard Nixon

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re