Zona e plazhit në Durrës ka mbetur pa energji elektrike. OSHEE bën me dije se shkak është bërë një person me inicialet Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).
 
Nga gërmimet për riparimin e murit rrethues është dëmtuar kabulli.
 
Menjeherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve po punohet per riparimin e demit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re