Rritja e pagave nuk është hapi i vetëm për të frenuar largimin e mjekëve jashtë  vendit. Qeveria ka hartuar  një draft përmes të cilit synon të nxisë  bluzat e bardha të punojnë në Shqipëri.  Përvecc politikave lehtësuese ai përmban dhe ato shtrënguese.

Synohet që studentët e programit mjekësi e përgjithshme, duke filluar nga viti i ardhshëm të nënshkruajnë një marrëveshje paraprakisht me universitetin dhe dy ministritë, që pas studimeve, studentet do qëndrojnë të punojnë minimumi tre vite në Shqipëri, në të kundërt studentëve do tu  propozohet çmimi real, i tarifës universitare. sot studentët e mjekësisë nuk paguajnë tarifë për studimet.

Propozimet janë hedhur për konsultim. Të parët që u njohën me to ishin studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

“Ky është një kontribut për vendin, por nga ana tjetër dhe një mundësi që ju të mundet të merrni më shumë eksperiencë, duke u futur në planet tona afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të burimeve  njerëzore në Shqipëri, por edhe duke patur një garanci më shumë, shtetin që do të kujdeset për formimin tuaj profesional edhe pas përfundimit të studimeve, duke ju punësuar në sistem, duke ju trajnuar në vazhdim, duke vijuar dhe kujdesur për specializimin tuaj në të ardhmen”

Rritja e kuotave në degët e mjekësisë të cilat këtë vit akademik shkojnë në 500 dhe ccelja e specializimeve pas disa vitesh bllokimi janë të tjera politika që synojnë të  nxisin të rinjtë të qendrojnë në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re