Kryeministri Edi Rama lajmëroi se po bëhet gati një plan për të zgjidhur problemin e të gjithë shqiptarëve të cilët punojnë në të zezë, e tani po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike.

Por ai kërkoi bashkëpunimin nga qytetarët, pasi duhet që të jenë ata që të luftojnë për vete.

“Asnjë vend i planetit, nuk ka ndonjë paketë ndonjë shumë për ata që punojnë në të zezë. Si do ti identifikojmë? Si? Si ta identifikojmë kush punon, nga ai tjetri që thotë se kam punuar.

Ata që punojnë në të zezë, duhet që të kenë kurajën që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati edhe një shpërblim financiar për ata që do të thonë se kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur. Jo se nuk kam punuar,por sepse nuk më ka regjistruar pronari.

Sit a zgjidhim ne kur ti edhe pse je në hall nuk ke kurajë që të luftosh për veten tënde?

Ligjet janë të qarta. Ka sanksionet ë forta për pronarët nëse mbajnë punëtorë në të zezë. Është marrëveshje e heshtur pronar – individ. Nëse nuk ka në brenda një zë, nuk zgjidhim dot.

Brenda 24 orëve në do të kemi këtë ofertë të re, për ata që unë, apo që kanë punuar më herët. Do t’ju japim shpërblim financiar dhe ne do ta ndjekim punën e tyre deri në fund. Do të kërkojmë nga pronarët e kompanive të jenë në mbështetje të kësaj nisme, ndryshe do të duhet të përballen me ligjin.“, tha Rama në një komunikim me mediat.

Kryeministri Edi Rama tha se bonusi 40 mijë lekë do t’i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit. Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re