Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” ka treguar se çfarë ka biseduar me të prekurit nga koronavirusi në fasonerinë e Krujës.

Hoxha tha se gjatë një komunikimi që kishte pasur me punonjësen, ajo i kishte rrëfyer se pronari i kishte kërcënuar me heqje nga puna dhe se kohët e fundit kishin punuar pa maska dhe doreza.

“Kam komunikuar me të prekurit në Krujë. Djali dhe nëna më komunikuan rrethanat e infektimit. Zonja më pohoi se pasi hyri Covid-19 kërkuan pezullimin e punës por nuk u realizua, na thanë se do na hiqnin nga puna. Kohët e fundit kemi punuar edhe pa maska dhe pa doreza. Pronari i kërcënoi se do t’i hiqte nga puna,”-tregoi gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re