Administratori i një firme ndërtimi i cili ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit të kaluar është vënë në prangat e policisë së Beratit.

Bëhet fjalë për administratorin e firmës së ndërtimit, në të cilën ishte punësuar, pa u siguruar, shtetasi G. S. që humbi jetën më 17 dhjetor, gjatë rikonstruktimit të një objekti në zonën e kalasë.

Shtetasi G. S., humbi jetën pasi e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.

Për rastin janë vënë në pranga më parë, investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

NJOFTIMI

Berat

Kapet administratori i firmës së ndërtimit, në të cilën ishte punësuar, pa u siguruar, shtetasi G. S. që humbi jetën më 17 dhjetor, gjatë rikonstruktimit të një objekti në zonën e kalasë.

Për rastin janë vënë në pranga më parë, investitorja e objektit dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit.

Si rezultat i kontrolleve për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 17.12.2024, në lagjen “13 shtatori”, ku humbi jetën, gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti, shtetasi G. S., sepse e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ç. H. 56 vjeç, banues në Berat.

56-vjeçari, administrator i firmës së ndërtimit, të kontraktuar për rikonstruktimin e objektit, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko