Një punonjës i Gardës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit.
Raportohet se punonjësi i Gardës është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet paraditen e sotme.
Gardisti ka qenë në banesë kur ka tentuar të vetëvritet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
