Një punonjës i Gardës së Shqipërisë dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Trupi i pajetë i 47-vjeçarit është gjetur rreth orës 02:00 në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës në rrugën “Mihal Grameno”.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.