Skip to content

“Punonjësi i Policisë shoqëronte anëtarin e krimit të organizuar”, Erald Kapri: Ngjarja e Rinasit tregoi se siguria kombëtare ka rënë

Deputeti i Mundwsia, Erlad Kapri, theksoi se ngjarja në Rinas tregoi se siguria kombëtare ka rënë.

“ Problemi është diçka më e rëndë se buxheti, që duhet të jeni pjesë elitare e Policisë së Shtetit. Ju duhet të kontrolloni të gjithë punën e Policisë së Shtetit. Që nënkupton që gjithë personeli juaj duhet të jenë më të përgatiturit, por dhe ata që japin garanci që Policia e Shteti nuk shkel të drejtat e njeriut.

Ngjarja në Rinas tregoi që ka rënë siguria kombëtare. Ishte punonjësi juaj që kishte shoqërimin me një anëtar të krimit të organizuar që dhe ai humbi jetën fatkeqësisht”, tha Kapri.