Llogaria në Twitter e Presidentit amerikan Donald Trump u fshi shkurtimisht të enjten, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime në rrjetet sociale.
Kompania e mediave sociale tha se llogaria e Presidentit  ishte “deaktivizuar” nga një punonjës, duke sqaruar më pas se ishte dita e tij fundit në punë.
Llogaria u fshi për plot 11 minuta, ndërkohë që Twitter-i ka nisur hetimet.
Trump , i cili është një përdorues aktiv i Twitter me 41.7 milionë ndjekës , nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
Por incidenti i fundit ka prekur debatin mbi sigurinë e llogarisë së presidentit, duke pasur parasysh pasojat e mundshme të posteve që i janë atribuar gabimisht zotit Trump.
Të enjten në mbrëmje, vizitorët në faqen e Presidentit mund të shihnin vetëm një mesazh që lexonte “Na vjen keq, kjo faqe nuk ekziston!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re