Policia ka vendosur në pranga administratorin e kompanisë ku ishte punësuar punonjësi, i cili ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Viktima me iniciale S.B., po kryente punimet në një objekt te Kodra e Diellit, kur ra nga lartësia dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Pas ngjarjes u arrestua 50-vjeçari me iniciale SH.B., banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njoftimi i policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re