Skip to content

Punonjësia e Gjykatës në Shkodër me Covid-19, një tjetër e mori në spital

Shkodra vazhdon të jetë ndër qytetet me shifrat më të larta të rasteve që zbulohen cdo ditë me Covid-19.

Edhe këtë të shtunë menjehere pas Tiranës, qyteti verior është më problematiku sa I takon përhapjes së koronavirusit.

Por nëse katër persona kanë qënë kontakte të rasteve te mëparshme, shqetësim paraqet fakti në mesin e rasteve të 24 orëve të fundit janë edhe dy raste krejtësisht të reja.

Bëhet fjalë për një punonjëse të Gjykatës Shkodër. Menjehere janë bërë teste të tjera edhe për kontaktet e afërta të punonjës, në gjykata dhe rrethi familjar.

Ndërsa rasti i dytë i ri në Shkodër është një person që ka qënë I shtruar së fundmi në Spitalin e qytetit.

Aktualisht Shkodra me 116 të sëmurë është qarku i trete në listë Pas Tiranës dhe Durrësit për shifrat e Covid-19.