Skip to content

Punonjësia zihet me pronarin e hotelit/ I vendos flakën makinës në garazh

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Ksamil, teksa ishte parkuar në garazh.

 

Policia bën me dije, se punonjësja e një hoteli, pasi është konfliktuar me pronarin, i ka vendosur flakën mjetit të këtij të fundit.

 

Policia e ka shpallur në kërkim punonjësen dhe po punon për kapjen e saj.

 

“Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar”, njofton policia.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë