Punonjësit e ARMO-s kanë dalë sot në një protestë para zyrave të kompanisë për shkak të rrogave të prapambetura.
Naftëtarët e uzinës së Ballshit pretendojnë se kompania nuk i ka paguar rrogat e dy muajve të fundit.
“Duam rrogat, po vdesim për bukën e gojës, kemi fëmijë të vegjël, kemi ngelur në mëshirë të fatit. Nuk duam asgjë përveçse rrogës që na takon,”-tha një protestues.
E njëjta situatë më rrogat e prapambetura ndodhi edhe në prill të vitit të shkuar ku punonjësit u futën me dhunë brenda ambienteve të uzinës duke kërkuar pagat e tyre.
Rafineria e Ballshit, në pronësi të kompanisë IRTC SHA, e cila gjendet në vështirësi të madhe financiare.
Pak kohë më parë kjo kompani deklaroi se nuk po merr naftë bruto për t’u përpunuar nga “Bankers Petroleum” dhe kjo gjë sipas tyre ka shkaktuar vështirësi.