Punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Berat, të mërkurën, dhuruan gjak për fëmijët telasemik.

Në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Berat, u organizua dhurimi i gjakut nga punonjësit e policisë së burgjeve dhe stafi civil.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pasqyruar nismën, duke vlerësuar rëndësinë që ka mbështetja e fëmijëve telasemik.

“Në ambientet e IEVP Berat, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, u organizua dhurimi i gjakut nga punonjësit e policisë së burgjeve dhe stafi civil, për fëmijët talasemik”, bënë të ditur Gjonaj. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re