Situata e vështirë ekonomike krijuar nga pandemia dhe mohimi i pagës së luftës, ka bërë që 50 punonjës të një fasonerie në Korçë të dalin në protestë këtë të enjte.

Punonjësit u mblodhën para Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa thane se firma ku ata punojnë është mbyllur prej datës 10 mars.

Por, sipas Drejtorisë së Tatimeve, ata nuk e përfitojnë pagën e luftës pasi pronari i subjektit i ka hequr nga sigurimet para datës 12 mars.

Një kriter ky, që çdo subjekt duhet të plotësojë për përfitimin e pagës së luftës te akorduar nga qeveria.

Në qarkun e Korçës janë të regjistruara 120 fasoneri nga të cilat vijojnë punën vetëm 37 prej tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re