Skip to content

Punonjësit e HEC-eve në protestë kundër vendimit për largimin nga puna

Punonjes nga dy hidrocentralet Ulëz dhe Shkopet kanë protestuar ditën e sotme për largimin nga puna të disa specialistëve.

 

Sipas tyre, drejtuesit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin në HEC-e.

 

Punonjesit janë të vendosur në vijimin e protestave deri në grevë urie nëse drejtuesit e HEC-eve nuk rikthejnë punonjësit në punë.

 

Janë mekanikë dhe elektriçistë, të cilët pa asnjë arsye janë larguar nga puna.

 

Ata kanë denoncuar drejtuesit për veprime të paligjshme.