Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se punonjësit e administratës u kthyen në polici politike që terrorizonte qytetarët gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

85250b7f-449c-4e04-a50e-bbae36a79894

Komentet Berisha i bëri gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, ku tha se ata uleshin si komisionerë e numërues gjatë zgjedhjeve të 14 majit, diçka që sipas tij është në kundërshtim me ligjin.

Ai shtoi se duhet bërë radiografia e administratës publike para gjithë shqiptarëve, për të faktuar rolin e tyre në deformimin e votës së qytetarëve.

“E kanë hequr nga rendi i ditës raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Raporti vjetor i DAP-it, i kthyer në një institucion militantizmi dhe shkatërrimi përfundimtar të administratës publike. Të përgatitemi për një diskutim të gjithëanshëm.

Nën drejtimin e Koçiut, ky shërbim ka marrë fund, nuk ekziston. Në zgjedhjet e fundit, në mijëra raste, në shkeljen më flagrante të ligjit elektoral që Rama e quajti kinezëri, punonjësit e shërbimit civil u kthyen në një polici politike terrorizuese për qytetarët, nga ata të cilët kërcënonin se do të bënin qytetarët copa copa nëse nuk votonin për ta.

Të tjerë uleshin në kundërshtim flagrant me ligjin, në funksionin e komisionerit, numëruesit, etj. Duhet bërë radiografia e plotë e kësaj administrate para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re