Një punonjësi të Gardës së Republikës i kanë vjedhur në banesën e tij, armën e shërbimit.

Policia bën me dije se punonjës i Gardës shtetasi me iniciale Dh. P., 36 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Sakaq blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re