Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastrës ka mbyllur ditën e sotme dy fasonëri, të cilat operonin duke mos respektuar kushtet elementare të protokollit anti-Covid.

Vdekja nga Covid-19 e një gruaje 40 vjeçare nga Lazarati, e cila ishte punonjëse e njërës prej këtyre fasonërive, ka qenë shkaku kryesor i ndërmarrjes së një vendimi të tillë. Të dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar.

Sipas kreut të ISHSH Gjirokaster, Edi Sinojmeri, masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të painfektuar. Njëkohësisht këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronarëve të këtyre fasonërive, ku punojnë gjithësej 300 gra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re