Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku tregon se një prej punonjësve të kompanisë së tij, ka humbur jetën prej tërmetit në Thumanë. Shehaj gjithashtu shprehet se ai do të jetë pranë dhe do të ndihmojë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti.

Statusi i Agron Shehaj:

Jam thellësisht i trishtuar për humbjen e Stelës. Nuk ka fjalë të përshkruajnë mizorinë e ndaljes mizore të jetës dhe ëndrrave të saj. Ndihem pranë familjes së Stelës dhe lutem që ata të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen.

Në këto momente të vështira, ne jemi, gjithashtu, pranë 20 bashkëpuntorëve tanë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. I siguroj se nuk do të jenë vetëm në vështirësitë ku i përplasi fati. Kemi marrë përsipër strehimin e tyre dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë dhe do të ndihmojmë me çdo nevojë që kanë. Së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re