Alex Gibson, 22-vjeç është mbytur gjatë mëngjesit të sotëm pranë Skelës së Veriut në Blackpool pasi u hodh në ujë për të shpëtuar jetën e një të huaji.

Mediat e huaja shkruajnë se shërbimet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar atë të dalë nga uji. Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Një zëdhënës i Rojës Bregdetare tha për mediat “Ne morëm një telefonatë nga policia e Lancashire që ai vdiq”.

Gibson punonte në një dyqan peshku në Blackpool. Shefi i tij mbylli biznesin për një ditë pas mësoi për tragjedinë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re