Një 26-vjeçar me inicialet Nj. Sh., është dëmtuar në kokë, teksa po punonte në një pallat në ndërtim.

I riu, punëtor ndërtimi, ishte punësuar për ndërtimin e një pallati tek “Kodra e diellit”.

Por, ditën e sotme, për shkaqe aksidentale, është dëmtuar në kokë.

Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmënpla e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re