Po ecte me motorin e tij. Dërgonte pica dhe këtë punë e bënte për të ndihmuar familjen. Vetë vijojnte studimet në institutin teknik të Xhenovas dhe ishte në vitin e fundit.

Por një aksident ende i pazbardhur, i mori jetën 19 vjeçarit shqiptar Mikel Dervishaj. I riu u përplas me një mur në rrugën via Rivarolo në Xhenova. Ambulanca e dërgoi në gjendje kritike të riun në spital dhe menjëherë ai u intubua. Pas mëse dy ditësh në luftë me vdekjen, 19 vjeçari u shua në spital.

Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen, kjo pasi aksidenti që i mori jetën të riut mund të jetë shkaktuar nga dy shoferë makinash.

 Siç raportohet në median italiane, i riu ka devijuar nga rruga e tij për të mos u përplasur me dy makina që po ecnin me shpejtësi e parakalonin njëra tjetrën. Hetuesit po shohin kamerat e sigurisë në vendin enngjarjes, për të mundur të identifikojnë dy shoferët e makinave

“Mikele kishte shumë ëndrra, të thyera në mes papritur nga çmenduria e dy shoferëve që nuk patën as guximin të ndalojnë e t’i japin ndihmën e parë”-shkruan media italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re