Plazhi i Darezezes, në zonën e Fierit gjatë këtij sezoni turistik ka parë më shumë pushues se në sezonet e tjera.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi shprehet se pushuesit janë ditur dhe vijnë në zonat përreth për shkak të afërsisë, por ka edhe nga ata që vijnë sepse është një plazh i virgjër dhe i pabetonizuar.

Gazetarja shtoi se plazhi ka hapësira publike dhe private, në të dyja këto hapësira mungojnë kushtet optimale, si energjia elektrike dhe uji i pijshëm.

Kemi të bëjmë me pushues ditor. Që janë banor të zonave përreth. E zgjedhin këtë vend për shkak të afërsisë, por ka edhe të tjerë që e zgjedhin Darezeza sepse është një plazh i virgjër, i pa betonizuar.

 Sa i përket kushteve, për hirë të së vërtetës nuk janë ato optimale, që të justifikojë pagesën, pasi plazhi i zaptuar nga privatët.

Si në hapësirën private edhe atë publike, kushtet mungojnë. E para është infrastruktura energjitike. Lokalet që hapen ndaj sezonit e sigurojnë vetë energjinë elektrike. Problem po ashtu edhe uji i pijshëm.

Një tjetër problem është pastrimi i plazheve. Plazhet nuk pastrohen as në hapësirë publike, as edhe në atë private.

Pronarët e plazheve private mbledhin mbeturinat në hapësirën e tyre dhe i hedhin në hapësirën publike” tha gazetarja.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re