Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht. Shkak për këtë kërkesë të ministrit Balla është bërë fluksi i turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.

 

Ministri i Brendshëm vetëm pak ditë pas emërimit ka kryer takime me drejtues të lartë të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilëve iu ka kërkuar të jenë në gatishmëri për t’i shërbyer mbarëvajtjes së sezonin turistik.

 

Balla gjithashtu ka kërkuar që çdo problematikë, tentativë për korrupsion apo intimidim që iu bëhet policëve, të adresohen tek ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re